Kukës, ndalohen dy kosovarë, kërkoheshin nga Interpoli

Policia kufitare në pikën e kalimit në Morinë të Kukësit ndaloi dy shtetas kosovarë që tentonin të hynin në Shqipëri. Në pranga janë vënë Ilir Qorrolli vjeç 40 lindur e banues në Shtimje të Kosovës dhe Avi Qelaj, 33 vjeç lindur e banues në Decan.
Ndalimi i të parit u bë pasi gjatë kontrollit të dokumentacionit në hyrje për në territorin shqiptar rezultonte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia e shtetit gjerman për veprën penale “Shkelje e ligjit mbi drogat.
Qelaj, u ndalua pasi gjatë kontrollit të dokumentacionit në hyrje për në territorin shqiptar, rezultonte person i shpallur në kërkim nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Durrës dhe i dënuar nga Gjykata e këtij rrethi me burgim. /Indeksonline/