E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukës, ndalohet kosovari i kërkuar nga policia e Durrësit

KUKES- Është ndaluar mesditën e sotme një shtetas kosovar, ndërsa tentonte të hynte në Shqipëri përmes doganës së Morinit të rrethit të Kukësit.
Burime zyrtare të policisë lokale pohojnë se, mesditën e sotme është ndaluar shtetasi kosovar Abedin Islami, 30 vjec, nga Vitia e Kosovës. 

Ai u ndalua pas kontrollit të dokumentave të tij në sistemin TIMS, të cilat konfirmuan se 30 vjecari nga Vitia ishte person në kërkim nga policia e rrethit të Durrësit, ndonëse nuk bëhet e ditur se për c’vepër penale ishte shpallur person në kërkim. 

Për periudhën janar – gusht në pikat kufitare që lidhin Shqipërinë me Kosovën janë prangosur rreth 100 persona në kërkim ndërkombëtar, apo nga policia shqiptare. Numri më i lartë i personave të kapur rezulton se është regjistruar në periudhën e sezonit turistik, kur edhe kalimet e shtetasve shumëfishohen në krahasim me periudhat e tjera të vitit.
(m.a/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›