E Shtunë, 31 Tetor 2026

‘Siria’, Obama: Unë gati për sulm. Shqipëria mbështet çdo veprim të SHBA dhe NATO-s

TIRANË- Presidenti i SHBA-ve Barack Obama nëpërmjet një konference nga Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se ai dhe SHBA-të janë gati të sulmojnë Sirinë, duke i ardhur në ndihmë popullsisë civile, të sulmuar nga qeveria e tyre, sic tha ai.

Ndërsa kërkoi mbështetjen e çdo aleati, Obama u shpreh se është i gatshëm të ndërhyjë në Siri edhe nëse nuk merr aprovimin e OKB-së. Për këtë, ai i kërkoi Kongresit autorizimin që të fillojë sulmin kundër regjimit të Assad, në Siri. Kongresi pritet të vendosë pas 9 shtatorit, ku fillojnë edhe punimet e parlamentit amerikan. Kryeministri britanik David Cameron dhe kryeministri i zgjedhur shqiptar, Edi Rama mbështesin deklaratën e Obamës.

Situata në Siri dhe bisedimet në OKB rreth ndërhyrjes ose jo ushtarake kanë qenë dhe në fokus të shtetit shqiptar, i cili del hapur në krah të SHBA. Ministria e Punëve të Jashtme reagoi sot me anë të një deklarate për shtyp dhe po kështu dhe kryeministri në detyrë Berisha. Ky i fundit me një deklaratë në rrjetin social, Facebook. Deklarata të ngjashme janë dhënë dhe nga ana e shtetit kosovar.

RAMA: MBËSHTETJE TË PLOTË DEKLARATËS SË OBAMËS
Pas deklaratës së Presidentit të SHBA-ve, reagon edhe presidenti i zgjedhur Edi Rama. Nëpërmjet faqes së tij në Twitter, Rama shpreh mbështetjen e tij për deklaratën e kreut të shtetit amerikan, “Mbështetje e plotë për deklaratën e Presidentit Obama për parimet e lirisë dhe rendin ndërkombëtar”.

CAMERON: MBËSHTES OBAMËN
“Mirëkuptoj dhe mbështes arsyetimin e Obamës në lidhje me Sirinë”. Kështu ka shkruar, kryeministri britanik David Cameron në Twitter. Ndërsa Obama gjatë konferencës së tij në Shtëpinë e Bardhë e cilësoi Anglinë si , ‘Aleati ynë më i ngushtë”. 

OBAMA: I GATSHËM TA JAP URDHRIN PËR SULM KUNDËR DAMASKUT
Presidenti i SHBA-ve Barack Obama nëpërmjet një konference nga Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se ai dhe SHBA-të janë gati të sulmojnë Sirinë, duke i ardhur në ndihmë popullsisë civile, të sulmuar nga qeveria e tyre, sic tha ai. Për këtë, ai i kërkoi Kongresit autorizimin që të fillojë sulmin kundër regjimit të Assad, në Siri.

“Kam vendosur që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të nisin një aksion ushtarak kundër regjimit sirian, ta dënojnë për përdorimin e armëve kimike, që vranë mbi një mijë persona, një atentat ky ndaj dinjitetit njerëzor”, tha ai. 

Teksa ndodhej përkrah zvendëspresidentit Joe Biden, lideri amerikan deklaroi se, “unë kam fuqinë për të urdhëruar sulmin pa marrë miratimin e dhomave dhe senatit, por kam vendosur të dëgjoj mendimin e përfaqësuesve të zgjedhur nga populli amerikan dhe për këtë dua që të hapet një debat në kongres”, tha ai.

Ndërsa kërkoi mbështetjen e çdo aleati, Obama u shpreh se është i gatshëm të ndërhyjë në Siri edhe nëse nuk merr aprovimin e OKB-së.

“SHBA-ja nuk do t'i mbyllë sytë para asaj që ndodhi në Damask”, u shpreh Obama. “Sulmi ushtarak, -specifikoi ai- mund të jetë që nesër, pas një jave apo pas një muaji”.

MPJ
Ministria e Jashtme deklaroi sot se Shqipëria është e gatshme të mbështesë çdo veprim të SHBA-së dhe NATO-s për t'i dhënë fund masakrave në Siri.

"Duke ndjekur me shqetësim situatën në Siri, Shqipëria - ashtu siç është thënë edhe në deklaratën e Kryeministrit, më datë 27 gusht 2013, - ka qenë dhe mbetet e gatshme të mbështesë politikisht, por dhe me të gjitha mundësitë, si vend anëtar i NATO-s, SHBA-të dhe Aleancën e Atlantikut të Veriut, në çdo veprim që duhet të ndërmerret për t’i dhënë fund masakrimit të popullsisë siriane dhe mbështetur opozitën siriane në ndërtimin e një Sirie të lirë dhe demokratike", thuhet në deklaratën për mediat.

Të dhënat e fundit të bëra publike nga Sekretari Amerikan, John Kerry, që dëshmojnë me fakte të pakundërshtueshme përdorimin e armëve kimike kundër popullsisë së pafajshme civile, nga regjimi kriminal sirian, duhet të vënë në lëvizje komunitetin ndërkombëtar që të marrë masa të menjëhershme dhe të vendosura ndaj këtyre veprimeve të tilla barbare, të cilësuara si krime kundër njerëzimit.

BERISHA: DIKTATORI AL-ASSAD TË MARRË NDËSHKIMIN E MERITUAR
Kryeministri në largim Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet e orëve të fundit në Siri. Berisha në një postim në rrjetin “Facebook”, është shprehur se diktatori Bashar al-Assad duhet të marrë dënimin e merituar, për krimet që bëri kundër popullit të Sirisë duke përdorur gazin nervin.

Berisha ka shkruar se “ prova shumë të qarta faktojnë së diktatori sirian al-Assad ka përdorur gazin nervin dhe ka helmuar për vdekje mbi 1400 fëmijë, gra, burra, civile të pambrojtur në lagjet e Damaskut”.

Kryeministri Berisha ka besimin se “SHBA si vendi me pergjegjesi kryesore per paqen dhe sigurine ne bote, por edhe vendet e tjera te lira, kane te drejte dhe duhet te vendosin vlerat universale te misheruara ne Kushtetutat e tyre

(d.b/m.s/BalkanWeb) Lidhje te tjera Jahjaga: Ndërhyni menjëherë në Siri "Siria", Thaçi: Zgjidhja e vetme ndërhyrja nga ndërkombëtarët Siria: Presim një sulm perëndimor nga momenti në moment Obama: Po analizohen opsione për një sulm të kufizuar VIDEO: ‘Siria’, Shqipëria gati të mbështesë çdo veprim të SHBA dhe NATO-s

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›