Kukës, ngrohja me dru e pazëvendësueshme nga asnjë alternativë tjetër(VIDEO)

Në këto ditë me temperatura ekstremisht të ulëta sfidë është sigurimi i ngrohjes. Për shkak të mbingarkesës në rrjet, shpesh ka patur defekte në linjat elektrike, ndërsa ajo që nuk të lë asnjëherë në baltë, është ngrohja tradicionale, ajo me dru zjarri.
Veç ngrohjes së shëndetshme, drutë janë zgjedhje e parë edhe për shkak të çmimit. Qytetarët e Kukësit thanë për RTSH se si energjia elektrike edhe gazi i lëngshëm kanë kosto të lartë po të përdoren për ngrohje.