E Diel, 1 Nëntor 2026

Kukës, numër i ulët i ekzaminimeve për gjirin, mjekët apelojnë për ndërgjegjësim dhe kontrolle të rregullta

Në Kukës, gjatë muajve të fundit ka rënë ndjeshëm numri i grave dhe vajzave që kryejnë mamografi, një nga ekzaminimet kyçe për zbulimin e hershëm të sëmundjeve të gjirit.

Sipas shërbimit parësor shëndetësor, në tre muaj janë realizuar vetëm 50 kontrolle të tilla. Mjekët flasin për mungesë ndërgjegjësimi dhe u bëjnë thirrje grave që të kryejnë rregullisht kontrollet, si mamografia dhe ekoja e gjirit, të domosdoshme për diagnostikim në kohë.

Interesi më i lartë për kontrolle është shënuar në muajin tetor, periudhë që përkon me fushatat sensibilizuese për shëndetin e grave.

Mjekët rekomandojnë që gratë mbi moshën 40-vjeçare të kryejnë mamografinë e parë, ndërsa për grupmoshat më të reja sugjerohet ekoja si një metodë më e përshtatshme kontrolli.

Gazetare: Sh. Elezaj   

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›