E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane aksident nga shpejtesia e madhe


Një automjet me targa angleze, duke lëvizur me shpëjtësi jashtë normave të lejuara, për pak sa nuk i ka marrë jetën dy grave kalimtare.

Rreth orës 16:40 të së shtunës automjeti tip “Benz” ka lënë kryqëzimin në të majtë të ish-hotel “Dajti” duke devijuar nga rruga e njohur si unaza.

Në krahun përballë kishës katolike, në anën tjetër të Lanës, automjeti pasi ka goditur dy kalimtaret është përplasur me një furgon të linjës së Elbasanit, i ndaluar për të marrë pasagjerë.

Disa minuta pas ngjarjes qytetarja e zbehur në fytyrë e duke u dridhur Aksidente rrugoreFier, makina shtyp fëmijën Elbasan, aksident në unazë, plagoset 51-vjeçariAksident rrugor në Vlorë, një i plagosur rëndë nga shoku i shkaktuar tregon mometin e përplasjes.

“Ishte një moment, nuk di c’të them. Makina po vinte me shpejtësi, kur papritur u gjenda e shtrirë”, tregon ajo.

Ndërsa një qytetar, i cili ishte dëshmitar i të gjithë asaj që ndodhi, rrëfen momentin kur makina devijoi nga rruga. “E panë të gjithë. Ai u fut me shpejtësi. Lavdi zotit gratë shpëtuan”, tregon dëshmitari.

Oficerët e policisë rrugore të mëbërritur në vendngjarje kanë kryer menjëherë testin e alkoolit për drejtuesin e automjetit nga ku ka rezultuar se ai nuk kishte konsumuar alkool.

Jashtë kamerës oficerët e policisë rrugore pohuan se përplasja e dy qyetareve erdhi vetëm nga tejkalimi i limiteve të shpejtësisë.

Gjatë ditës së shtunë u regjistruan edhe dy aksidente të tjera rrugore. Njëri në Fier, ku një makinë shtypi një fëmijë dhe tjetri në Lushnje, ku drejtuesi i një automjeti humbi jetën pasi doli nga rruga.

Ndërsa ndër aksidentet më të rënda rrugore të ndodhur gjatë muajit në vend ka qenë ai në Durrës, ku një familje e tërë nga fshati Gjepalaj i Shijakut u shua në orët e para të 14 tetorit.

Automjeti me të cilin udhëtonin katër persona, dy bashkëshortë dhe fëmijët e tyre, doli nga rruga dhe përfundoi në një kanal.

Aksidenti ndodhi gjatë orëve të natës, por vetëm në mëngjes tragjedia u zbulua nga kalimtarët, që panë automjetin e përmbysur.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga kronika Kukës, përplasje me policinë
Banorët e fshatit Mamëz ne Kukës janë perleshur me forcat e ndërhyrjes së shpejtë të dërguara atje, pasi banorët bllokuan me forcë punimet e një firme private në zonë që po punon për hapjen e një miniere. Masakra në Lezhë, arrestohet polici
Një tjetër person është arrestuar për ngjarjen e rëndë që ndodhi në gjykatën e Lezhës më 14 tetor. Zjarr në Elbasan, digjen ullishtet
Një zjarr i fuqishëm ka rënë në qarkun e Elbasanit, ku flakët kanë përfshirë disa hektarë me ullishte në fshatin Kusarth. Gjirokaster, përkujtohen të rënët
140 ushtarë grekë të rënë gjatë betëjës së Bularatit në Dropull gjatë vitit 1940 në përpjekje me italianët janë përkujtuar me një meshë dhe më pas me homazhe në varrezat e tyre që gjenden në këtë fshat. Dibër, vret shokun me thikë
Një gjimnazist është qëlluar për vdekje në ambientet e brendshme të shkollës profesionale "Nazmi Rushiti", në qytetin e Peshkopisë.

Lajmet kryesore

Kukës, përplasje me policinë
Banorët e fshatit Mamëz: Po na vjedhin e dhunojnë
Heqja e TVSH-së së ushqimeve
Rama-Blushi, kafe në diell
Rindërtimi i sheshit "Skënderbej"
Ndërpriten kërkimet për marinarët e zhdukur

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›