E Diel, 1 Nëntor 2026

Kukes pranga 37-vjecarit nga Gjilani akuzohet per vrasje

Avni Hajrullahu 37 vjec u arrestua mbreme ne doganen e Morinit gjate nje kontrollit te dokumentacionit ne sistemin TIMS.

Ky person akuzohet se ka vrare nje shtetas ne Maqedoni kater vite me pare dhe ishte shpallur ne kerkim nderkombetare. Gjykata e Kumanoves ne 17 tetor 2006 kishte caktuar masen arrest me burg ndaj 37 vjecarit per vepren penale te vrasjes e parashikuar nga neni 123/1 i Kodit Penal maqedonas.

Mesohet se 37 vjecari Hajrullahu ka qendruar i fshehur ne Kosoves per gjate ketyre viteve nderkohe qe mbreme ka tentuar te hyje ne Shqiperi. Gjate vitit 2010 ne pikat e kalimit mes Shqiperise e Kosoves jane ndaluar 65 persona te shpallur ne kerkim nga policia shqiptare dhe Interpoli./S.Lleshi/Start/

2010-10-25 1439

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›