Tirane-Shkoder dy femra arrestohen per prostitucion
Artan CENA
TIRANE - Prostitucioni ka cuar ne pranga dy vajza dhe dy persona te tjere njeri prej te cileve tutor. Burime nga Policia e Tiranes dhe ajo e Shkodres kane bere te ditur se gjate dy aksioneve te zhvilluar ne oret e nates duke gdhire dita e djeshme jane shkaterruar dy baza prostitucioni. Ne Shkoder eshte ndaluar nje 31-vjecare e cila akuzohet se shiste trupin kundrejt pageses ne nje banese te cilen e merrte me qira sa here qe i nevojitej. Ndersa ne kryeqytet eshte arrestuar nje vajze 25-vjecare. Kjo e fundit akuzohet se shiste trupin por ndryshe nga rasti ne Shkoder vajza ishte e detyruar te dilte ne rruge pasi kishte nje tutor. Gjate operacionit te policise eshte vene ne pranga dhe tutori nje 43-vjecar nga Tirana. Burime nga uniformat blu thane se hetimet per te dyja rastet kishin filluar disa kohe me pare dhe jane perfunduar gjate mengjesit te djeshem.
TIRANE
Nje vajze e re eshte ndaluar nga policia gjate dites se djeshme pasi akuzohet se ushtronte prostitucion. Se bashku me te eshte ndaluar dhe nje burre. Burime nga uniformat blu te kryeqytetit kane bere te ditur se eshte arrestuar 25-vjecarja me inicialet V. M. si dhe 43-vjecari E. Taka. Ky i fundit akuzohet se ka shfrytezuar vajzen e re si prostitute ne kryeqytet. Policia kishte disa kohe qe kishte marre informacione ne lidhje me aktivitetin qe ushtronte 43-vjecari dhe 25-vjecarja. Por gjate mengjesit te djeshem eshte ndermarre dhe aksioni ku jane vene ne pranga te dy. Ata jane arrestuar ne momentin qe kane qene duke marre parate nga nje klient ne nje prej moteleve te Tiranes. Ndaj 25-vjecares eshte ngritur akuza e ushtrimit te prostitucionit ndersa ndaj 43-vjecarit ajo e shfrytezimit te femrave.
SHKODER
Nje grua eshte vene ne pranga per ushtrim prostitucioni ndersa nje burre per lenien e shtepise me qira me qellim ushtrimin e prostitucionit. Burime zyrtare nga Policia e Shkodres thane se dy dite me pare ne oren 1730 eshte bere arrestimi ne flagrance i shtetasve Klement Pjetri 46 vjec lindur dhe banues ne lagjen Perlat Rexhepi te qytetit Shkoder dhe Alma K. 31 vjece lindur dhe banuese ne fshatin Kuc komuna Gur i Zi te rrethit Shkoder. Arrestimi i tyre eshte bere pasi Klement Pjetri kundrejt nje pagese i leshonte banesen e tij shtetases Alma K. me qellim ushtrim prostitucioni. Nga Policia e Shkodres eshte bere e mundur kapja ne flagrance e 31-vjecares dhe dosja me materialet procedurale ne ngarkim te saj i ka kaluar Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Shkoder per vepren penale ushtrim prostitucioni dhe ndaj shtetasit Klement Pjetri per vepren penale te mbajtje lokali per prostitucion.
Demontimi i municioneve ne Tepelene gjendet zgjidhja me banoret
TEPELENE - Prova per asgjesimin e municioneve me kapacitet maksimal ne poligonin e Zharres ne Tepelene rezultoi pa as me te voglin rrezik per banoret por edhe nje proces qe permbush te gjitha kriteret e sigurise konform te parametrave teknike te lejuar rregullave dhe ligjit ne fuqi per asgjesimin e municioneve - u shpreh zv.ministri i Mbrojtjes Ekrem Spahiu. Ai ishte i pranishem ne nje prej shtepive te banoreve gjate procesit te demontimit qe u krye me kapacitete maksimale per te verifikuar ne kohe e kushte reale gjithcka. Duke marre shkas nga shqetesimet qe pak kohe me pare banoret e kesaj zone kishin ngritur lidhur me procesin e demontimit dhe demet e pretenduara nga ana e tyre Spahiu se bashku me shefin e Shtabit te Pergjithshem te FA-se gjeneral brigade Maksim Malaj inspektuan zonen nga afer. Ne kushtet normale te nje dite te zakonshme sasia e eksplozivit per grope arrin deri ne 30 kilograme nec lende shperthyese ndersa sot dje ne vendosem per cdo grope rreth 45 kilograme nec lende plasese sasi brenda te gjitha parametrave te lejuara por shume prane pragut me te larte. Kete e beme per te qene plotesisht transparente me komunitetin perfaqesuesit vendore por edhe para masmedias te cilet i falenderoj per prezencen dhe ndjeshmerine e treguar - vijoi ai.
Arrestohet i riu iu gjet Cannabis ne makine dhe ne shtepi
SHKODER - Nje i ri eshte arrestuar nga policia pasi eshte kapur me lende narkotike. Burime zyrtare nga Policia e Shkodres bene te ditur gjate dites se djeshme se eshte vene ne pranga Blindar Luka. Sipas policise ne oren 1800 te dy diteve me pare eshte bere arrestimi ne flagrance i Blindar Lukas 21 vjec lindur ne fshatin Korthpule te rrethit Puke dhe banues ne lagjen Tepe te qytetit Shkoder. Ai ka rene ne pranga pasi po ne oren 1500 te se njejtes dite ne vendin e quajtur lagjja Qemal Stafa te qytetit Shkoder gjate kontrollit te ushtruar nga uniformat blu ne automjetin e tij i eshte gjetur nje sasi prej 25 gramesh lende narkotike dhe pas kontrollit te ushtruar ne banese u gjeten dhe sekuestruan ne cilesine e proves materiale edhe nje sasi prej 365 gramesh lende narkotike Canabis sativa. Pas arrestimit te tij nga uniformat blu jane kryer te gjitha veprimet e duhura procedurale e hetimore dhe materialet ne ngarkim te 21-vjecarit i kane kaluar Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Shkoder per vepren penale te prodhimit dhe shitjes se lendeve narkotike.
Greqi operacion antidroge tre shqiptare ne pranga
ATHINE - Nje operacion i policise greke mbremjen e se premtes u konkretizua me shkaterrimin e nje organizate qe tregtonte lende narkotike ne kryeqytetin helen Athine. Sipas Policise se Athines ne pranga jane vene tre emigrante shqiptare te moshave 23 33 35 vjec. E arrestuar eshte dhe nje shtetase ruse 20 vjece. Policia helene tha se operacioni u krye ne lagjen Galaci ku ne nje banese te organizates u gjeten 86 kilograme Cannabis nje peshore elektronike ndersa ne nje banese tjeter te saj u gjeten 15 kilograme Cannabis 610 grame kokaine dhe nje sasi heroine. Policia thote se ka vene ne kerkim dhe tre anetare te tjere te organizates qe merrej me shperndarjen e droges. Dhe ata jane shqiptare. Te arrestuarit jane derguar ne Gjykaten e Athines e cila vendosi ti lere ne burg deri ne perfundimin e hetimeve.
Levizte me arme ne brez kapet nga patrullat e policise
LEZHE - Nje i ri eshte vene ne pranga nga policia pasi eshte gjetur me arme pa leje. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policise se Lezhes thane dje se ne kuader te kontrolleve policore per armembajtje ne pranga ka rene nje person nga Ishull-Lezhe. Te njejtat burime thane se per armembajtje pa leje eshte arrestuar 33-vjecari Simon Leka. Uniformat blu e kane ndaluar Simon Leken rreth ores 2200 te mbremjes se dy diteve me pare gjate kontrolleve te ushtruar nga efektivet e policise. Keto te fundit thane se gjate kontrollit te ushtruar ne aksin rrugor Lac-Lezhe ne vendin e quajtur Ishull-Lezhe Simon Lekes iu gjet dhe sekuestrua si prove materiale per akuzen ndaj tij nje arme zjarri pistolete dhe nje kreher me dy fisheke. Dosja me materialet hetimore ne ngarkim te Simon Lekes i jane derguar per ndjekje te metejshme Prokurorise se Lezhes.
Arme ne banese arrestohet 18-vjecari Ksolla
SHKODER - Kontrollet e uniformave blu kane cuar ne pranga nje te ri pasi eshte kapur me arme pa leje. Policia e Shkodres ka bere te ditur gjate dites se djeshme se u be arrestimi ne flagrance i shtetasit Eduart Ksolla 18 vjec banues ne fshatin Grude e Re komuna Rrethina Shkoder. Arrestimi i tij eshte bere pasi gjate nje kontrolli te ushtruar ne banesen e tij uniformat blu i kane gjetur dhe sekuestruar ne cilesine e proves materiale nje arme zjarri automatik Kallashnikov model 63 dhe nje kreher fishekesh. Menjehere eshte bere arrestimi i te riut duke u derguar ne qeli. Burime zyrtare nga uniformat blu te Shkodres thane se jane kryer te gjitha veprimet e duhura procedurale e hetimore dhe dosja materialet ne ngarkim te tij i ka kaluar Prokurorise se Shkodres per vepren penale te prodhimit dhe mbajtjes pa leje te armeve dhe municioneve luftarake.
25 Tetor 2010