E Diel, 1 Nëntor 2026

Vritet per gjakmarrje 48-vjecari po mblidhte rere ne breg te lumit



Artan CENA
DIBER - Gjakmarrja ka goditur serish. Mengjesin e djeshem eshte ekzekutuar me nje bresheri automatiku nje 48-vjecar. Ngjarja ka ndodhur ne Diber ne ane te lumit Drin kur Bujar Zedi ka qene duke mbledhur rere per te bere disa ndertime ne shtepine e tij. Nje bresheri automatiku i ka marre jeten dhe me pas autori i krimit nje person i identifikuar nga policia eshte larguar ne drejtim te paditur. Kane qene familjaret e viktimes qe e kane gjetur trupin e pajete te tij ne breg te lumit Drin i Zi. Ne vendin e ngjarjes kane shkuar forca te shumta policie por deri ne mbremjen e djeshme nuk eshte bere i mundur ndalimi i autorit te krimit. Nga hetimet e para eshte mesuar se ngjarja mund te kete te beje me nje ngjarje te vjeter ne familjen Zedi. Policia tha se familja ka pasur nje hasmeri te vjeter me nje familje tjeter ne ate zone. Dhe pikerisht kjo eshte pista e pare qe policia ka ngritur dhe eshte duke hetuar.
NGJARJA
Nje 48-vjecar ne Diber ka mbetur viktime e nje gjakmarrjeje te vjeter. Ngjarja ka ndodhur mengjesin e djeshem ne fshatin Kushtelenxe. Sipas policise mesohet se viktima Bujar Zedi eshte qelluar me bresheri plumbash automatiku ne breg te lumit Drin i Zi teksa po mblidhte rere per te kryer punime ne shtepi. Ai eshte zene ne befasi dhe nuk ka pasur asnje mundesi reagimi. Personi qe e ka qelluar dyshohet se e ka ruajtur viktimen e tij duke e ndjekur dhe ka mesuar levizjet qe kryente gjate dites. Sic duket fakti i hasmerise se vjeter dukej se ishte harruar por mengjesin e djeshem eshte ringjallur riti i vjeter duke i marre jeten dhe 48-vjecarit baba i disa femijeve. Familjaret kane shkuar dhe kane marre trupin e pajete ndersa policia ka mberritur dhe ka bere hetimet e para.
HETIMET
Pas krimit autori emri i te cilit nuk behet i ditur eshte larguar menjehere nga vendngjarja ne drejtim te paditur duke e lene te pajete viktimen ne breg te lumit. Policia qe eshte vene ne ndjekje te autorit konfirmojne se behet fjale per nje hasmeri te vjeter per te cilen autori ka vendosur te marre hak. Forca te shumta policia kane mberritur ne vendngjarje dhe ne fshatin Kushtelenxe te cilet jane vene ne kerkim te autorit. Personi qe ka qelluar ndaj 48-vjecarit eshte larguar pa lene asnje shenje dhe dyshohet se mund te kete kaluar ne Maqedoni per ti shpetuar policise shqiptare. Edhe pse ai eshte identifikuar policia nuk e ka bere te ditur identitetin e tij. Policia po vazhdon hetimet per zbardhjen e plote te krimit dhe ndalimin e autorit.

Proteste kunder gjakmarrjes ne Tirane
TIRANE - Pastori Dritan Prroi u vra ne Shkoder ne emer te gjakmarrjes por tregoi se gjeti forcen e madhe per tiu kundervene tradites kanunore. Bashkeshortja vellai i tij dhe te gjithe besimtaret e Kishes Ungjillore ne nje tubim paqesor te organizuar diten e djeshme kane ngritur zerin dhe kane kerkuar qe gjakmarrja te ndalet pasi kjo plage e mbartur ne shekuj po merr shume jete te pafajshme. Qindra burra gra e femije jane ndalur disa caste para godines se Kryeministrise. Ata kane kerkuar zbatimin e ligjit te shtetit shqiptar ndaljen e fenomenit te gjakmarrjes dhe ngujimit ne emer te ketij fenomeni mesjetar.

Nga Tirana ne Korce 41-vjecari i jep fund jetes ne shtepine e vjeter
KORCE - Nje person i ka dhene fund jetes duke u vetevrare ndersa nje grua ndodhet ne gjendje te rende ne spital. Ngjarjet kane ndodhur ne Korce gjate dites se djeshme. Burime nga policia lokale thane se ngjarjet kane ndodhur ne momente depresioni per nje grua dhe nje burre. Sipas policise ngjarja e pare ka ndodhur ne fshatin Poceste te Korces. Gruaja me inicialet R. T. ka tentuar ti jape fund jetes duke u vetevarur me kabllo elektrike. Ajo eshte shpetuar nga familjaret dhe eshte derguar me urgjence ne spital ku ndodhet nen kujdesin e mjekeve. Ne vendin e ngjarjes ka mberritur policia qe ka bere keqyrjen e vendit si dhe jane pyetur te afermit e saj. Keta te fundit kane treguar se kjo shtetase ka tentuar te vetevritet per arsye se ka nje vajze te semure. Ajo ndodhet ne gjendje te rende ne spitalin civil te Korces ku po merr ndihmen mjekesore.
Nuk ka vonuar shume dhe nje tjeter tentative vetevrasjeje ka ndodhur po ne Korce. Policia tha se Ardian Dautllari 41 vjec banues ne lagjen Sadik Petrela Tirane ka shkuar ne spitalin civil Korce ne gjendje te rende shendetesore. 41-vjecari kishte ardhur ne vendlindjen e tij ne fshatin Sovjan te ish-banesa e tij dhe ne gjendje depresive dyshohet se eshte vetehelmuar me fostoksine. Me gjithe ndihmen e dhene ne ambientet e spitalit ai me pas ka gjetur vdekjen. Nga keqyrja e kufomes nuk rezulton te kete shenja dhune. Per te dyja ngjarjet policia tha se po behen hetime per vepren penale te shkaktimit te vetevrasjes. Dosjet me materiale i kane kaluar Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Korce per hetime te metejshme.

Pastronte armen e gjahut humb jeten 61-vjecari
PUKE - Nje 61-vjecar ka humbur jeten aksidentalisht duke pastruar armen e gjahut. Ngjarja ka ndodhur ne fshatin Luf te komunes Qerret ne Puke ku Ndue Boci 61 vjec banues ne kete fshat eshte veteplagosur aksidentalisht brenda ne banesen e tij teksa po pastronte cifte te cilen e kishte me leje. Familjaret e kane derguar me shpejtesi drejt spitalit te Pukes por 61-vjecari me gjithe ndihmen e dhene ka humbur jeten. Mesohet se ai kishte pasion gjuetine dhe per kete mbante arme gjahu me leje te rregullt. Menjehere eshte njoftuar policia qe ka shkuar ne vendin e ngjarjes duke nisur hetimet. Burimet zyrtare nga Policia e Shkodres thane se kane marre deshmite e familjareve dhe personave te tjere qe kane qene aty ne momentin e ngjarjes. Sipas tyre gjate pastrimit te saj nga pakujdesia arma e cila ka qene e mbushur ka shkrehur mbi Bocin duke e demtuar ne gjoks dhe si pasoje ka gjetur vdekjen. Policia ende nuk ka dale ne nje raport perfundimtar dhe pritet qe gjate dites se sotme te mbarojne hetimet per kete ngjarje.

Shqiptari gjen te masakruar me thike bashkeshorten
ATHINE - Nje shqiptare eshte vrare diten e djeshme ne Greqi brenda ne shtepine e saj. Krimi eshte zbuluar kur burri i viktimes edhe ai shqiptar ka shkuar ne shtepi dhe ka gjetur bashkeshorten te mbuluar nga gjaku dhe me nje thike ne gjoks. Ngjarja e frikshme ndodhi ne zonen Pefkohori te Halkidhikise ne Greqi. 33-vjecari emigrant shqiptar u kthye ne shtepi dhe u tmerrua nga pamja qe pa. Bashkeshortja e tij gjendej ne dysheme e mbuluar nga gjaku dhe ishte ne momentet e fundit te jetes. 33-vjecari ka deklaruar se kishte hyre ne shtepi dhe kishte pare te mbuluar nga gjaku bashkeshorten e tij dhe menjehere njoftoi ambulancen. Menjehere emigranten e transferuan ne spitalin e Kasandres ku ajo vdiq sapo mjeket u bene gati ta transferonin ne spitalin e Selanikut pasi thika qe kishte ne gjoks kishte prekur organet e brendshme te trupit. Policia e Halkidhikise ka filluar hetimet per zbardhjen e ceshtjes.

Sherr ne feste plagosen me thika dy te rinj
ERSEKE - Dy te rinj nga rrethi i Kolonjes jane plagosur rende pas nje sherri me nje grup bashkemoshataresh nga Korca. Ngjarja ka ndodhur pasditen e se premtes ne nje lokal ne periferi te qytetit te Ersekes ku disa gjimnaziste nder ta edhe te rinj te tjere te qytetit po festonin. Nderkohe nje grup djemsh nga qyteti i Korces kane tentuar te hyjne brenda. Pas perplasjes mes tyre kane mbetur te plagosur rende dy te rinj kolonjare 20 dhe 25 vjec. Ata jane goditur me thika dhe sende te tjera te forta. E njoftuar ne lidhje me ngjarjen ne vendin ku po zhvillohej sherri ka mberritur dhe policia lokale. Burime nga Drejtoria e Policise se Korces kane bere te ditur se sapo kane mberritur ne vendngjarje kane mundur te arrestojne ne kushtet e flagrances 21-vjecarin Fisnik Qyteza nga Korca dhe Ervis Mucin 24 vjec nga Selenica e Kolonjes.

25 Tetor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›