Në merkaton e janarit largohet garda e vjetër

Në klubin verdheblu theksojnë se kjo nuk ka lidhje me arrestimin e presidentit Arben Laze, por se është një vendim i marrë disa ditë më parë nga bordi drejtues.
Pjesë e kampionëve të Shqipërisë në sezonin 2005/06 nuk do të jetë më “garda e vjetër”. “Në janar do të ketë lëvizje lojtarësh, gjithsesi ato nuk do të ndodhin për shkak të problemeve me ligjin të presidentit Laze, deklaruan burime pranë klubit.
Prej shumë kohësh po diskutohet për masat që duhen marrë për të krijuar një skuadër më konkurruese. Pjesë e ekipit nuk do të jenë disa prej lojtarëve me peshë, ndërkohë që priten afrime të reja, ku pista maqedonase është më e preferuar”.
Emrat nuk bëhen publikë, por në krye të listës së largimeve është Arjan Sheta, mbrojtësi i pezulluar menjëherë pas humbjes në Peqin, për “mungesë të impenjimit në skuadër”. Mes të tjerëve që do të largohen janë edhe mesfushori Egert Bakalli dhe sulmuesi Skerdi Bejzade.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code