Rama, kundër heqjes së imunitetit

Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama u shpreh në mbledhjen e komisionit të ligjeve ku po shqyrtohet projektligji për Prokurorinë se nuk është dakort për çështjen e imunitetit dhe se heqja e imunitetit bën vulnerabël prokurorët dhe pengon procese që janë nën hetim. Gjithashtu Rama u shpreh se është kundër kontrollit të Ministrisë të Drejtësisë mbi prokurorinë sepse inspektimet e saj dhe raportimi në parlament përfshin prokurorinë në debat politik. Sipas Ramës raportimi në Kuvend bën publike hetime që janë sekrete.