Kukës, reagon PD: Kemi fituar 3 mandate
25-06-2013 / Gazeta 55
Partia Demokratike në Kukës ka deklaruar se zgjedhjet në këtë qark kanë prodhuar tre mandate për të djathtën dhe një mandat për koalicionin e majtë. Në një konferencë për shtyp, kryetari i PD-së në Kukës Ibsen Elezi, tha se kalkulimet e të dhënave sipas procesverbaleve të KZAZ-ve të nënshkruara nga të gjitha palët nxjerrin PD-në me tre mandate. “PD ka marrë 60.04 përqind të votave”- deklaroi Elezi. Ai shtoi se është pikërisht ky 0.04 përqindësh që u jep atyre mandatin e tretë, pasi në një procesverbal është bërë një gabim.
Elezi tha se Kukësi do të vazhdojë të mbetet një bastion i të djathtës, ndërsa shtoi se askush nuk mund të vijë të blejë votat e kuksianëve.