Reagimi i parë nga radhët e PD-së, Doda: Sot është dita më e vështirë
Tiranë- Ndërkohë që procesi i numërmit të votave është drejt fundit, ka ardhur dhe reagimi i parë nga Partia Demokratike, pasi kandidatja për deputete e kësaj force politike, Mesila Doda, e ka cilësuar këtë ditë si më të vështirën në radhët e PD-së.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, ajo shprehet se PD-ja është dhe do të mbetet forca e vetme që mund të sjellë progres në vend.
Totus tuus!!!
kjo eshte dita me e veshtire per militantet e PD pas vitit 97′. Te dashur militante, simpatizante te PD….ditet e ardhshme do kemi mundesinte te reflektojme mbi kte vote te shqiptarve. E vetmja gje qe dua t’ju them eshte qe do jem me ju ne cdo dite te jetes sime, dhe do kerkoj vetem te risjellim parimet e shenjta mbi te cilen ngritem Partine Demokratike te vitit ’90. Ne jemi dhe do jemi forca qe sjellim progres ne kete vend! Do jem me ju per risjelljen e atyre parimeve qe na bejne ta duam kete vend te zhvilluar, demokratik, europian!!! Totus tuus!!!-shprehet ajo.