E Diel, 1 Nëntor 2026

Fyle dhe Ashton vlerësojnë zgjedhjet e lira dhe procesin e rregullt zgjedhor

25-06-2013 / Gazeta 55

Në një deklaratë të përfaqësueses së lartë Catherine Ashton si dhe komisionerit Stefan Fyle përgëzuan qytetarët shqiptarë për zgjedhjet e lira dhe procesin e rregullt zgjedhor në këto zgjedhje parlamentare në Shqipëri. Ata kritikuan rastet e raportuara të ushtrimit të dhunës dhe incidentet e ndodhura në këto dite, duke apeluar që të iniciohen hetime në mënyrë që autorët përgjegjës të përgjigjen para drejtësisë.
Ata e cilësuan të rëndësishme që pjesa e mbetur e këtij procesi zgjedhor të bëhet në përputhshmëri me standardet ndërkombëtare dhe ato të BE-së.
Fyle dhe Ashton rekomanduan në formë këshille për subjektet politike në Shqipëri për frymë konstruktive dhe inkurajuan formimin e menjëhershëm të qeverisë pas certifikimit të rezultateve.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›