E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukes rritet cmimi i shtepive. Fillojne shtesat e pallatave

Per te siguruar strehim me cmim sa me te ulet banoret e qytetit te Kukesit kane filluar te aplikojne ne mase shtesat e pallateve ne pamundesi per te blere banesa te reja cmimi i te cilave muajt e fundit ka pesuar rritje. Sipas drejtuesve te pushtetit lokal kjo zgjidhje e pare dhe praktikuar tashme nga mjaft banore pallatesh duket mjaft normale dhe cfare eshte me e rendesishmja fale studimeve te kryera nga inxhinieret projektues keto shtesa nuk ndikojne as tek plani i pergjithshem rregullues i qytetit te Kukesit.

Eumlshte nje nder vendimet me te drejta te KRT-se se bashkise Kukes. Qytetare te ndryshem ne mirekuptim dhe bashkepunim me njeri- tjetrin kane bere te mundur invetimin per shtesat e pallatave pa prishur kondionet urbanistike te bashkise Kukes. Jane disa leje ndertimi dhe nuk ka asnje lloj prishje te strategjise se planit rregullues se qytetit thote kryetari i bashkise se qytetit Hasan Halilaj.

Ne qytetin e Kukesit rreth 52 famije kane perfituar tashme nje kredi pa interes per te blere ne treg banesa kjo fale nje projekti te iniciuar nga qeveria shqiptare dhe Enti Kombetare i Banesave. Pretendojme qe deri ne fund te vitit kjo shifer te shkoje afer 100 qytetare ose ish-te pastrehe mund ti quajme tashme dhe ata jane te kenaqur me kushte lehtesuese pasi shteti e perballon diferencen e interesit te kredise thote Halilaj.

6 e numrit te pergjithshem te familjeve te qytetit te Kukesit jane regjistruar si te pastrehe prane bashkise apo Entit Kombetar te Banesave.

Flutura Tota

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›