Shoqata e Autonimise vendore Berisha po na diskriminon
TIRANE-Shoqata e Autonomise vendore i ben thirrje kryeministrit Berisha te heqe dore nga diskriminimi i bashkive dhe komunave socialiste permes sistemit te granteve te kushtezuara ne procesin e hartimit te buxhetit per vitin 2011. Shoqata e Autonomise vendore e cila perfaqeson me shume se 100 bashki dhe komuna te drejtuara nga opozita i kerkon kryeministrit te lexoje me kujdes dhe te reflektoje ndaj verejtjeve te raportit
vjetor te OSBE-se.
Permes nje deklarate per shtyp drejtori Ekzekutiv i kesaj shoqate Bledar Cuci duke cituar raportin ne Keshillin e Perhershem te OSBE-se per gjendjen ne Shqiperi i paraqitur para disa ditesh ne Vjene nga Ambasadori Bosch tha se ky raport konfirmon shqetesimet e evidentuara nga Shoqata per Autonomi Vendore lidhur me sulmet e vazhdueshme te qeverise ndaj kompetencave dhe burimeve te financimit te qeverive vendore sidomos te atyre te drejtuara nga opozita.
Sipas tij raporti i OSBE-se ve ne dukje faktin se ndryshimet e vitit 2009 ne ligjin per taksat vendore bien ndesh me ligjin per organizimin dhe funksionimin e qeverise vendore.
Raporti ngre shqetesimin se bashkite e drejtuara nga opozita jane me pak te favorizuara sidomos per te ashtuquajturat grante konkuruese. Ne konstatojme se ky diskriminim i bashkive dhe komunave te drejtuara nga Partia Socialiste u perfshi edhe ne ndryshimet e fundit te buxhetit te shtetit per vitin 2010 i cili mandatoi qe rreth 30 per qind e transfertes per pushtetin vendor te jepet ne formen e grantit te kushtezuar thuhet ne kete deklarate.
Shoqata kerkon gjithashtu qe qeveria te heqe dore nga cenimi i autonomise se pushtetit vendor pasi kjo eshte sanksionuar nga Kushtetuta e vendit dhe Karta Evropiane per Veteqeverisjen Vendore.
s.g/balkanWeb