E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anglishtja me certifikate nderkombetare nuk njihet me deshmia e vjeter

Marrja e nje certifikate nderkombetare per gjuhen angleze do te jete nje nga kriteret kryesore per mbarimin e nje masteri. Ndryshimet me te fundit qe ju bene ligjit te arsimit te larte percaktojne qarte se gjuha angleze do te njihet vetem nese nje person i eshte nenshtruar nje testimi nderkombetar.

Fakulteti i Gjuheve te Huaja po ben perpjekjet per te marre disa lloje te ndryshme testesh nderkombetare te gjuhes angeleze dhe per ti aplikuar ato per te gjithe studentet e universitetit te Tiranes. Keshtu shprehet per Alsat dekania e ketij fakulteti Klodeta Dibra.

Per sa kohe Fakulteti I Gjuheve te Huaja mbulon mesimdhenien e gjuhez angleze ne te gjitha fakultet e UT qe edhe ne po perpiqemi per te marre dy- tre teste nderkombetare dhe per tjua ofruar si sherbim te pakten studenteve te UT dhe te gjithe fakulteteve te UT-se tha Dibra.

Dekania e Gjuheve te Huaja thote se edhe studentet qe kane marre nje deshmi per mbrojtjen e gjuhes angleze duhet ti neshtrohen ketij testimi pasi ne te kundert ajo nuk u njihet si kriter per mbarimin e nje masteri.

Eumlshte thjesht nje deshmi e njohjes se gjuhes qe ka nje vlere kombetare ndersa certifikata qe do leshojme bazuar ne testing nderkombetar edhe pse deshmia e gjuhes qe ne bejme bazohet ne testing nderkombetar dhe ne nivelet e gjuhes sipas pasaportes gjuhesore kjo eshte me specifike tha Dibra.

Sipas dekanes pritet qe pergjate muajve ne vazhdim te vine dhe udhezimet perkatese nga ministria e Arsimit pasi ka shume studente qe jane ne proces te perfundimit te masterave.

Edlira Sulejmani Azhornuar se fundi e diel 19 shtator 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›