E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukës, shkarkohen nënkryetari dhe anëtari i PS-së në komision

KUKËS- Komisioni i KZAZ në Kukës ka shkarkuar nga detyra nënkryetarin e komisionit në qendrën 06 52, që është anëtar i PS-së dhe një tjetër anëtar socialist.

Sherri nisi, pasi dy përfaqësuesit e PS-së në komision bllokuan një numër prej 30 vetësh të votonin, pasi ata kishin pa përputhshmëri në dokumentin e identifikimit me emrin në listë.

Ata figuronin me mbiemër Elezaj, ndërkohë që në lista mbiemri ishte Elezi.
Pas vendimit të KZAZ-së për shkarkimin e tyre, përfaqësuesit e PS-së nuk kanë pranuar të lënë qendrën e votimit.

Në vend ka mbërritur policia e cila i ka nxjerrë jashtë me forcë personat e shkarkuar Azem Elezi dhe Bilal Trota.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›