Topalli: Pjesëmarrja e votuesve në Shkodër e lartë
Jozefina Topalli, e cila kryeson listën e kandidatëve për deputetë në Qarkun e Shkodrës thotë se deri në 15.00 pjesëmarrja në votime ka qenëSHKODER- Procesi i votimit gjatë ditës së sotme në qytetin e Shkodrës është i qetë, ndërsa ka një pjesëmarrje të madhe, tha nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, e cila kryeson listën e kandidatëve për deputetë në Qarkun e Shkodrës.
"Deri në orën 15.00, ka patur një pjesëmarrje rekord të votuesve në Bashkinë e Shkodës, që është më e lartë se në vitin 2005", tha znj. Topalli. Sipas saj, "e njëjta gjë, në 15.30, është dhe për komunat më të mëdha të këtij rrethi, si në Komunën e Rrethinave, e Anës së Malit, etj".
(s.g/BalkanWeb)