E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kukës, shpallen në kërkim 2 persona për shitblerjen e votës

Strukturat e posaçme për hetimin e krimeve zgjedhore në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), kanë ushtruar kontrolle në banesat e dy personave me iniciale G.P dhe K.P në kuadër të hetimeve për veprën penale ”Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 328 e 25 te K.Penal.

Ndërkaq, policia e Kukësit i ka shpallur në kërkim të dy shtetasit ndërsa vijon puna intensive për kapjen e tyre.

“Strukturat hetimore të DVP Kukës nën drejtimin e SPAK po punojnë intesivisht me qëllim identifikimin e shtetasve të tjerë ndaj të cilëve ka dyshime se janë dhënë vlera monetare për orientimin e votës së tyre ndaj një subjekti politik”, thuhet në njoftimin e policisë së Kukësit.
/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›