E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhje 2025/ Çfarë duhet të dini për qarkun e Fierit, nga numri i mandateve tek emrat e kandidatëve

Qarku i Fierit ndodhet në jugperëndim të Shqipërisë. Ai është qarku i dytë më i madh në vend sa i përket mandateve që dalin në zgjedhje.

Ky qark përbëhet nga Bashkitë e Fierit, Lushnjës, Patosit, Divjakës, Mallakastrës dhe Roskovecit.

Në zgjedhjet e 25 prillit të vitit 2021 në këtë qark kanë qenë të regjistruar 403.288 zgjedhës, nga të cilët kanë votuar 182.906 ose 45.35%, ndërsa në zgjedhjet e 11 Majit 2025 janë regjistruar 381.524.

Vizion Plus do t’iu sjellë në kohë reale 24 orë gjithçka nga zgjedhjet parlamentare të 11 majt, rezultatet live, votat për kandidatët dhe ndarjen  e mandateve përmes platformës së mëposhtme.

GJITHÇKA NGA ZGJEDHJET 2025/ REZULTATE LIVE/ EMRAT E KANDITATËVE

Në Qarkun e Fierit prodhohen 16 mandate, ku në zgjedhjet e 2021 Partia Socialiste mori 9 mandate, PD 6 mandate, LSI 1 mandat.

Ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, për herë të parë në këto zgjedhje ushtrojnë të drejtën e votës edhe qytetarët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit. Ata do të votojnë nga vendet ku ata jetojnë me anë të postës.

Në këto zgjedhje janë regjistruar 245.935 qytetarë nga diaspora, ku 32.553 e zgjedhësve ose 13.2% e tyre do të votojnë për Qarkun e Fierit.

LISTA E KANDIDATËVE

PD (ASHM)-LISTA E MBYLLUR 

  1. Gazment Bardhi
  2. Luan Baçi
  3.  Brunilda Haxhiu
  4. Saimir Korreshi
  5. Eduart Sharka

PD (ASHM)-LISTA E HAPUR 

  1. Pelivan Bufi
  2. Ledion Çala
  3. Gentian Çela
  4. Arben Çuko
  5. Maltin Dogani
  6. Ardian Fero
  7. Ajet Gurguri
  8. Silva Hasaj
  9. Arben Hoxhaj
  10. Gentian Koçi
  11. Samena Malenaj
  12. Pajtim Murrizi
  13. Suzana Numani(Rama)
  14. Gersa Rrudha
  15. Luljeta Sejko
  16. Fation Semanjaku

PS-LISTA E MBYLLUR 

  1. Belinda Balluku
  2. Petrit Malaj
  3. Kiduina Zaka
  4. Erjo Mile
  5. Ana Nako

PS-LISTA E HAPUR 

  1. Përparim Arapi
  2. Nustret Avdulla
  3. Maldrita Bardho
  4. Zegjine çaushi
  5. Antoneta Dhima
  6. Gerta Dhima
  7. Zaira Gjika
  8. Asfloral Haxhiu
  9. Mariglen Hoxha
  10. Klevis Jahaj
  11. Ceno Klosi
  12. Elton Korreshi
  13. Dhimitër Kruti
  14. Ramion Kurti
  15. Ilirjan Musko
  16. Avdi Snalla

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›