Kukës, shpërthen makina e kandidatit PS për kryetar komune
KUKES- Makina e kandidatit të Partisë Socialiste për kryetar të komunës Shtiqen, të Kukësit, zotit Astrit Cengu ka shpërthyer mëngjesin e sotëm.
Sipas të dhënave të para ngjarja ndodhi rreth orës 07. 30 minuta në shëtitoren e qytetit, ku dhe ishte parkuar makina.
Sipas policisë dyshohet se një sasi lënde eksplozive, e llojit tritol ka shpërthyer, duke i shkaktuar dëmtime të pjesshme makinës, ndërsa nuk ka të lënduar. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nsiur veprimet hetimore.
(Foto ilustruese)
(s.g/NEWS24/Balkanweb)