E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukes shtohet fluksi i turisteve nga Kosova

Shtimi i fluksit të lëvizjeve në pikën e kalimit kufitar të Morinit është shoqëruar me një seri masash të marra nga shtabi i ngritur në prefekturën Kukës të kryesuar nga Prefekti Elez Maci.

Policia kufitare në Morinë ka rritur në shtatë numrin e sporteleve për kontrollin e kalimtarëve të kufirit që vijnë nga Kosova per te shmangur pritjet dhe rradhët e gjata. Ndonëse ka në parim një marrëveshje dypalëshe me Kosovën për konbtroll vetëm në një pikë të kalimit të kufirit, kjo marrëveshje ende nuk është ratifikuar kështu që turistët kosovarë por dhe gjithë kalimtarët e kufirit kontrollohen edhe në Morinë edhe në Vermicë, të dhënat zyrtare flasin për dyfishim të pushuesve kosovarë krahasur me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sot prefekti i qarkut Elez Maci, ka mbledhur shtabin e ngritur enkas për të përballuar fluksin e turistëve dhe ka kërkuar nga të gjithë organet masa shtesë.

Drejtuesit e policisë së shtetit, asaj kufitare dhe rrugore kanë garantuar se me masat e marra do të ketë rend dhe siguri për të gjithë turistët kosovarë por edhe ata të huaj.

Aktualisht akset rrugore në autostradë janë me përforcime dhe shërbime 24 orëshe të patrullave të policisë dhe ka nisur patrullimi i përbashkët i policisë rrugore të Shqipërisë dhe Kosovës nga Morini në drejtim të bregdetit shqiptar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›