E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokaster dhunohen varret e Rilindesve

Persona ende të paidentifikuar kanë dhunuar sërish varret e rilindësve, që ndodhen pranë shkollës 9-vjeçare "Andon Zako Çajupi" të këtij qyteti.

Ishin punonjësit e Ndërmarrjes së Gjelbërimit ata që vunë re se ishte vjedhur koka e varrit të një prej figurave të shquara të Rilindjes, Koto Hoxhi.

Ndërsa ishte tentuar dhe thyerja e varrit të Pandeli Sotirit. Menjëherë, përfaqësues të Bashkisë së Gjirokastrës kanë bërë denoncim në polici, e cila ka nisur hetimet për identifikimin dhe vënien në pranga të autorëve të këtij akti të shëmtuar e barbar.

Burime zyrtare nga Bashkia e qytetit-muze bëjnë të ditur se një muaj më parë u shënua dhunimi i radhës i varreve të rilindësve.

"Investuam 1.2 milionë lekë për rikonstruksionin e kodrës së rilindësve, duke bërë të mundur rehabilitimin e pesë varreve, sistemimin e lapidarit, lulishtes dhe rrethimit të saj", -ka deklaruar shefi i kabinetit të Bashkisë Gjirokastër, Odise Kote.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›