E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hysen Korriku 46 vjec nga Preza viktima e radhes ne Gjirin e Lalzit

Hysen Korriku, 46 vjeç nga Preza e Tiranës, është viktima e radhës, i cili ka gjetur vdekjen si pasojë e mbytjes ne ujërat e detit Adriatik.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Gjirin e Lalzit, zonë e mbushur me pushues të shumtë të ardhur, nga Durrësi por edhe nga rrethe të tjera të vendit.

Sipas pohimeve policore, Hysen Korriku është mbytur në det ndërkohë që po lahej.

Policia bën të ditur se 46-vjeçari ka qenë në plazh së bashku me familjarët.

Në momentin qe është futur për t’u larë, ai ishte larguar disa metra nga bregu dhe si pasoje e dallgëve dhe thellësisë nuk ka mundur të dale sërish në breg.

Pushuesit të cilët po laheshin aty pranë janë munduar t’i japin ndihmën e parë, por ka qenë shumë vonë pasi kishte ndërruar jetë.

Ky është rasti i katërt ku pushuesit kanë humbur jetën në ujërat e detit Adriatik.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›