Kukës, tritol baneses se kreut te qarkut, Shefqet Bruka
KUKES- Një sasi eksplozivi është vendosur në orët e natës së të martës duke u gdhirë e mërkura në derën e banesës së kreut të qarkut të Kukësit, Shefqet Bruka.
Policia thotë se shpërthimi ndodhi rreth orës 03.30 minuta në apartamentin e katit të tretë të një pallati në lagjen nr 2 të qytetit verilindor.
Familja e zotit Bruka e përbërë nga 4 pjesëtarë, burre, grua dhe dy femijet, ka qenë në gjumë dhe janë zgjuar të tmerruar kur ka ndodhur shpërthimi. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar vetëm dëme materiale në banesën e zotit Shefqet Bruka dhe në apartamentin përballë.
Për momentin nuk dihet sa ka qenë sasia e eksplozivit të vendosur, por policia thotë se ka qenë i llojit tritol dhe se shpërthimi është dëgjuar në të gjithë qytetin. Kanë nisur hetimet, një ndër pistat e të cilës është dhe ajo e një hakmarrjeje për shkak të detyrës. Policia nis punen per identifikimin e autoreve.
(s.g/Balkanweb)