E Diel, 1 Nëntor 2026

GSH: Shtrenjtohen legalizimet, qeveria ndryshon rregullat

TIRANE- Mes procesit të legalizimit të objekteve informale qeveria vendos të ndryshojë rregullat. "Gazeta Shqiptare" në kryeartikullin e sotëm me titull “Shtrenjtohen legalizimet, tani 4 mijë lekë cdo kat” të gazetarit Genc Kondi, jep ndryshimet që janë miratuar dje në mbledhjen e radhës së Këshillit të Ministrave për VKM me nr. 1180 datë 5 gusht 2008. Ndryshimet kanë të bëjnë me mënyrat dhe shumat e pagesës së tarifave të shërbimit të legalizimit që kryhet nga ALUIZNI dhe atyre të likuidimit total të detyrimit.

Sipas amendimeve te fundit do te hiqen skontot në rastin e likuidimit të menjëhershme dhe pësojnë ndryshime tarifat e shërbimit për legalizimin e objekteve pa leje dhe shtesave informale në ndërtime me leje. Ndryshojnë dhe procedurat për kthim kompensim të pronës.
(Detajet mund ti gjeni sot ne Gazeta Shqiptare)
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›