Kukës, u plagos në punë vdes në spital 36-vjecari
TIRANË- Ka humbur jetën sot në spitalin ushtarak të Tiranës, punëtori i kompanisë “Alb Building” që po ndërton segmentin Myç-Mamez-Fushë-Dukagjin, pjesë e autostradës Durrës-Kukës-Morinë. Rustem Saraçi, 36 vjeç nga fshati Kryemadh i Kukësit u plagos rëndë pak ditë më parë, pasi u përfshi nga rripi i transportierit në linjën e inerteve ku ai punonte.
Prej disa ditësh ai gjendej nën kujdesin intensiv të bluzave të bardha për shkak të plagëve të rënda në gjymtyrët e poshtme dhe në kokë. 36 vjecari nuk ka mundur t’u rezistojë plagëve të rënda të marra në trup, duke gjetur vdekjen mesditën e sotme në spitalin ushtarak.
(m.a/News24/BalkanWeb)