E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata pushon padinë e Ramës ndaj Berishës

Gjykata e Lartë pushon çështjen e nënës së Edi Ramës, e cila kishte paditur në Gjykatën e Lartë për shpifje kryeministrin Sali Berisha. Kryesusja e trupit gjykues Arjana Fullani ka lexuar para të dyja palëve pushimin e çështjes, ndaj kreut të qeverisë. Ndërkohë para se të jepej vendimi avokatët e Aneta Ramës kanë pohuar se kjo çështje duhet të mos pushohet, por të vazhdojë, e ndërsa avokatja e kryeministrit Berisha, Erinda Ballanca ka pohuar se kjo padi nuk është e mbështetur në ligj dhe se pala akuzuese duhet të provojë këtë akuzë. Padia e nënës së kreut të PS-së është që sipas saj në një seancë parlamentare Berisha ka pohuar se ka kuruar djalin e saj për 10 vjet me skizoferni dhe se ai e ka nxjerrë jashtë shtëpisë me rroba gjumi. Por kjo padi është pushuar nga Gjykata e Lartë ku, arsyetimi për këtë vendim do të dalë pas 30 ditësh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›