E Diel, 1 Nëntor 2026

Aneta Rama: Vendimi i gjykatës, i korruptuar



Pas vendimit të Gjykatës së Lartë për pushimin e çështjes e nënës së Edi Ramës, e cila kishte paditur në Gjykatën e Lartë për shpifje kryeministrin Sali Berisha, ka reaguar vetë zonja Aneta Rama.
Në një prononcim për "Ora News", zonja Rama tha se nuk befasohet nga vendimi i gjykatës dhe e ka cilësuar atë si të korruptuar. "Nuk befasohem nga vendimi i gjykatës. Vendimi është i korruptuar. Jam e përgatitur prej kohësh për këtë", u shpreh ajo.
Nwna e kryesocialistit Rama deklaroi se do tw bwjw padi penale nw Strasburg pwr vendimin.
Padia e nënës së kreut të PS-së është që sipas saj në një seancë parlamentare Berisha ka pohuar se ka kuruar djalin e saj për 10 vjet me skizoferni dhe se ai e ka nxjerrë jashtë shtëpisë me rroba gjumi. Por kjo padi është pushuar nga Gjykata e Lartë ku, arsyetimi për këtë vendim do të dalë pas 30 ditësh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›