E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukes vritet me arme kreu i komunes se Terthores

Ngjarja ndodhi mbremjen e shkuar rreth ores 2200 ku viktime ka mbetur shtetasi Remzi Veseli 40-vjec i martuar dhe me femije.

Veseli ishte kryetar i komunes se Terthores nderkohe qe jetonte ne lagjen numer 3 te qytetit te Kukesit.

Ai eshte qelluar per vdekje me tre plumba teksa po hynte ne banesen e tij. Moti me shi dhe erresira ka bere qe prita te ishte perfekte per autorin e krimit i cili pasi ka shkrepur armen eshte larguar me shpejtesi nga vendi i ngjarjes duke humbur gjurmet.

Edhe pse eshte transportuar menjehere per ne spital 40-vjecari ka nderruar jete per shkak te plageve te marra. Hetimet nisen menjehere per zbardhjen e krimit te rende nderkohe qe deri me tani shtate persona jane shoqeruar ne komisariat per t8217u marre ne pyetje.

Asnje autor nuk ka deri me tani policia si shkaktar te vrasjes se kreut te komunes se Terhtores i cili e drejtonte per here te dyte kete komune nen siglen e Partise Socialiste. Familjaret kane deklaruar ne polici se nuk dinin qe i dashuri i tyre te kishte ndonje konflikt dhe familja gjithashtu.

Mister mbeten rrethanat e krimit te rende qe kesaj here godet njerezit me pushtet. Hetimet vazhdojne intensivisht nga organet e hetimit te policise se Kukesit. /S.Lleshi/Start/

2010-10-26 0826

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›