E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD-PS sherr per borxhet e vendoreve Rozeta Rapushi

Sherr ne komisionet parlamentare per projektligjin me te fundit te qeverise per Pagesen e detyrimeve ndaj te treteve te ndermarrjeve dhe SH.A.-ve ne pronesi te pushtetit vendor. Me kete nisme ligjore e propozuar nga Ministria e Financave qeveria synon qe te vjele borxhet e medha qe kane ndermarrjet ne pronesi te bashkive dhe komunave. Ky projekt i jep te drejten dhe kompetencen e plote Ministrise se Financave qe te bllokoje buxhetin e pushtetit vendor ne vleren e borxhit ndaj te treteve te ndermarrjes ne varesi te tij. Ne rastet konkrete detyrimet e papaguara te Ujesjelles-Kanalizimeve ndaj OSSH tashme private. Ne muajin gusht u be nje situate teper e acaruar per pagesen e detyrimeve te energjise elektrike. Detyrimi kapi shifren afersisht ne 1.2 miliarde leke. Per kete arsye gjate ketij muaji u be edhe nje presion i papare nga OSSH per te prere energjine elektrike. Sic ndodh zakonisht nje here ne vit na vjen rrotull kjo histori dhe kjo eshte nje nga nxitesit per te bere kete ligj. Nje here ne vit rrotullohen detyrimet e energjise elektrike dhe i vijne mbare buxhetit te shtetit si nje barre e paparashikuar mbrojti para Komisionit te Ligjeve ligjin ne fjale perfaqesuesja e Ministrise se Financave Mimoza Dhembi. Sipas saj kjo eshte nje zgjidhje per te frenuar jo vetem rritjen e detyrimeve te papaguara por edhe per ti shlyer ato. Por nje nisme e tille nga deputetet e opozites u cilesua teresisht antikushtetues. Sipas tyre pikerisht ne prag te zhvillimit te zgjedhjeve per pushtetin lokal dhe kur tashme data eshte dekretuar me 8 maj nga Presidenti Bamir Topi mazhoranca nxjerr nje nisme antikushtetuese per te nderhyre ne buxhetin e vendoreve. Ky eshte nje ligj antikushtetues. Ministria e Financave nuk mund te behet ndermjetese ne kete pjese duke perjashtuar totalisht pushtetin gjyqesor. Nepermjet ketij projektligji shmanget ne menyre totale zerohet cdo menyre ankimimi ne pushtetin gjyqesor per detyrimet kontraktuale midis pushtetit lokal dhe te treteve tha deputeti socialist Pandeli Majko duke e cilesuar si nje loje politike para zgjedhjeve. Por sipas mazhorances kjo eshte nje menyre dhe nje mekanizem qe ti jape nje here e mire fund borxheve qe jane akumuluar. Me kete menyre bllokohet paga e pushtetit vendor. I lihet sipas kodit te punes 1/3 e pages pushtetit vendor per te mbajtur familjet e nepunesve te pushtetit vendor dhe pjesa tjeter shkon te paguaje nje detyrim kontraktual sqaroi deputeti demokrat Viktor Gumi duke reduktuar sipas tij me kete menyre borxhet e akumuluara. Duke marre ketu parasysh faktin se prej vitit 2008 ndermarrjet e Ujesjelles- Kanalizimeve i menaxhon pushteti vendor me perjashtim te atij te Tiranes i cili ende ne varesi te qeverise qendrore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›