Zbulohet shtepia ku do te jetoje Rama

Nje dite pas ceremonise se marteses kryebashkiaku dhe kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ne oret e para te mengjesit te djeshem shkeli se pari ne bashkine e Tiranes. Nderkohe ecejaket Peze -Tirane duket se jane drejt perfundimit. Makina e kryetarit te PS-se qe drejtohet nga shoferi personal ka transportuar dje nje pjese te dhuratave te mbetura ende ne shtepine e nenes se tij. Makina do te udhetoje drejt Pezes ne shtepine e zgjedhur per te qendruar dhe disa dite deri ne transferimin ne apartamentin e perzgjedhur ne afersi te ish-ekspozites sipas ciftit te marre me qera.
Pallati ku do te jetoje kreu i PS-se me bashkeshorten e tij Linda ndodhet ne afersi te ish-Ekspozites Shqiperia Sot. Levizjet e ciftit ne apartamentin e ri kane qene shume te fshehta aq sa banoret por edhe administratori kane qene te befasuar nga lajmi se fqinjet e tyre me te rinj do te jene cifti Rama. Apartamenti eshte rreth 150 metra katrore ndodhet ne katin e fundit te pallatit 17-katesh. Apartamenti ka kater dhoma banoret e pallatit thone per tv Klan se dy javet e fundit kane pare punetore te kryejne punime ne apartamentin ku mendohet se do te jetoje cifti.
Edi Rama eshte i pari prej figurave kryesore te politikes qe do te jetoje me qera. Nderkohe qe pasuria e tij e deklaruar ne banke nuk i kalon 3000 euro. Nje dite pas ceremonise se dasmes se kreut te PS-se selia roze ka shperndare dhe pamjet e festes. Futja e ciftit ne ambientet e zgjedhura te lokalit ne periferi te kryeqytetit nen ritmet e marshit tradicional te marteses eshte duartrokitur nga me teper se 800 te ftuarit e pranishem.
Me pas vjen dhe momenti i shkembimit te unazave te cilat jane rreth i thjeshte platin dhe ciftit iu dorezuan nga mikja e ngushte e dhendrit regjisorja shqiptaro-francezja Liri Begeja. Me ne fund kane qene fjalet qe ka shqiptuar Liri Begeja pasi cifti ka vendosur unazat ne dore. Me pas ka ardhur puthja dhe perqafimet e para pas hedhjes se hapit te madh cifti ua ka rezervuar femijeve Grigorit dhe Reas. Cifti ka trokitur gotat me te ftuarit mes te cileve nuk mungonte dhe cifti presidencial Topi. Te ftuarit ishin perfaqesues politik perfaqesues te trupit diplomatik por nuk kane munguar dhe njerezit e medias pervec miqve te ngushte dhe te afermve te ciftit.
Mendimi i te intervistuarve per kurorezimin e Edi Rames
Flasin qytetaret Rama cfare do te ndodhe pas marteses
Pavaresisht se per zotin Rama eshte martesa e trete qytetaret mendojne se lidhja e tij me zonjen Basha do te rrise seriozitetin e figures se tij ne publik. Nje arsye me teper sipas tyre qe edhe politika te gjeje paqe. Cdo njeri i martuar eshte pak me i mbledhur thote nje qytetar ne lidhje me martesen e Rames. Por nga ana tjeter ai shton se gruaja do te ndikoje sado pak pavaresisht se ajo tha qe nuk merret me politike.
Nje qytetar tjeter shkon edhe me tej duke shpresuar se ndikimi i bashkeshortes tek Rama do ta beje edhe me te moderuar ne vendimet politike madje e lidhe me ngercin aktual qe po kalon klasa politike ne vend. Ne rast se eshte demokrate ajo gruaja kriza politike do te zgjidhet shume shpejt thote ai.
Gruaja ka futur shejtanin ne shishe ishalla e fut nje fije ne binar thote qe qytetar tjeter. Mendimi per ndryshimin e Rames pas marteses eshte dhe te grate. Nese gruaja eshte me mendime te tjera ka per te influencuar te Edi. Ndryshe i mjeri ky vend thote nje qytetare per mikrofonin e televizionit Klan.
Ndersa nje tjeter e shikon ndryshimin e kreut te PS-se thjesht te fakti qe u martua. Beri mire qe u martua se na hengren keta politikanet beqare. Por ka edhe nga ata qe e mendojne ndryshe dhe shprehen se kjo martese ishte vetem nje fasade. E ka bere thjesht per tu dukur thote nje qytetare ne lidhje me martesen. Ndersa nje tjeter shprehet se ajo eshte thjeshte nje fasade qe ska vlere.
Te padobishme e vleresojne edhe qytetare te tjere. False normalisht shume false vetem per ceshtje politike. Ndersa nje qytetar tjeter mendon se martesa e Rames nuk do te ndryshoje asgje. Po ne qofte se ka budallenj qe i japin po le tia japin thote nje pensionist. Ndonese i ndajne shume gjera me ish-kryeministrin Nano martesa me shume se nje here eshte nje nga te perbashketat e tyre per te cilen qytetaret kane kete pergjigje jane tahmaqare pune. Jane njerez qejfi. Njerezit e qejfit bejne nga keto pune - thote nje qytetar. Ndersa nje qytetare tjeter mendon jo pa ironi se kjo ndodh nga qe jane te sakte shume e kane moralin me noten 10.