Elbasan, materialet zgjedhore në makina me posterat e PD
Posterat e Partisë Demokratike kanë qënë të dukshëm në pothuajse të gjitha automjetet që shpërndanë bazën materiale zgjedhore në Elbasan. Askush nuk ka ndërhyrë për të ndaluar një veprim të tillë, që bie ndesh me Kodin Zgjedhor.
ELBASAN- Automjetet që kanë shpërndarë bazën materiale zgjedhore në qytetin e Elbasanit kanë qënë të pajisur me postera të Partisë Demokratike, konkretisht me sloganin “Shqiperia po ndryshon”, që ka shoqëruar PD-në gjatë 30 ditëve të fushatës zgjedhore.
Ndonëse posterat kanë qënë të vendosur në pjesë të dukshme të furgonave që shpërndanin bazën materiale për zgjedhjet e nesërme, askush nuk ka ndërhyrë për të ndaluar një veprim të tillë, që bie ndesh me Kodin Zgjedhor dhe kundër ligjit për shpërndarjen e materialeve.
(e.n/BalkanWeb)