Kukës/Përfundon procesi i numërimit të votave
Në qarkun e Kukësit përfundoi procesi i numërimit të votave, ku nga 39400 të regjistruar, votuan në 28 Qershor 23.167 zgjedhës. Prej tyre, 14.134 vota, ose 61,27% janë për PD-në, 7899 vota, ose 34,10% janë për PS-në, 1367 zgjedhës votuan për PSD-në, ndërsa partitë e tjera kanë marrë numër të papërfillshëm votash. "Nga 100 qendra votimi në këtë rreth janë numëruar 99, ndërsa një qendër votimi në fshatin Borje nuk është numëruar për shkak të mangësive teknike, ndaj nga KZAZ-ja është vendosur që kjo kuti t'i dërgohet KQZ-së", tha sot për ATSH-në kryetari i KZAZ-së në rrethin e Kukësit, Ramiz Lala. Në shkallë Qarku, Partia Demokratike ka fituar 65,10% të votave dhe Partia Socialiste 31,20% të votave. Qarku i Kukësit do të ketë 4 deputetë dhe në bazë të rezultateve të votimit 3 do të jenë të PD: Flamur Noka, Besnik Dushaj dhe Fatos Hoxha, ndërsa Asllan Dogjani i PS-së