E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, rinis numërimi në KZAZ-në Nr.61

Rinis procesi i numërimit të votave në KZAZ-ne nr.61 në Bashkinë e Vlorës. Procesi u ndërpre rreth orës 09:15 mëngjesin e sotëm dhe rifilloi vetëm në orën 15:15 të pasdites. Shkak për ndërprerjen e tij u bënë disa parregullsi të konstatuara në dokumentacionin e 6 kutive të fundit.VLORE- Ka rinisur procesi i numërimit të votave në KZAZ-në nr.61 në Bashkinë e Vlorës, i cili u ndërpre në mëngjesin e sotëm rreth orës 09:15. Ky proces u ndërpre për shkak të disa parregullsive që u konstatuan në dokumentacionin shoqërues, si edhe në disa prej fletëve të votimit, në 6 kutitë e fundit.
“Vendosëm për të rifilluar proçesin duke plotësuar kërkesën e disa komisionerëve, pavarësisht parregullsive që u vërejtën mëngjesin e sotëm, në 6 kuti”, theksoi sekretar i KZAZ nr. 61. Ylli Hysi. Më tej Hysi bëri të ditur se aktualisht, procesi po zhvillohet normalisht.(a.r/balkanweb)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›