E Diel, 1 Nëntor 2026

Kukësi-Kastrioti, verilindorët kërkojnë fitoren dhe rikthimin në vendin e dytë

Kuksianët kanë një detyrë të vështirë sot përballë krutanve për tu rikthyer në vendin e dytë në renditje. Verilindoret pasi realizuan fitoren e madhe javen e kaluar ndaj Flamurtarit kërkojnë me çdo kusht që edhe sot të realizojnë një tjetër fitore që i rikthen ato automatikisht në vendin e dytë që mbahet nga Teuta, e cila dje realizoi një fitore ndaj Laçit.

Të besuarit e Armando Cungut edhe pse luajnë në transfertë kërkojnë nuk e vënë në diskutim fitoren pasi për ta triumfi në transfertë dy javë para përfundimit të kampionatit vlen më shumë se sa gjithë sezoni.

Motivimi te skuadra verilindore për të mbajtur vendin e dytë në renditje është në maksimum ndërsa pritet që edhe sot ata të marrin një fitore tjetër të madhe. Nga ana tjetër skuadra e Kastriotit kërkon ta mbyllë me nder kampionatin përballë publikut vendas, ndërsa mund tu rezervojnë një surprizë të madhe bregdetarve, të cilët presin me ankth një fitore të Kastriotit.

Në përballjen e sotme krutanet pritet të luajnë me formacionin 4-4-2. Në portë: Osmani. Në mbrojtje: Caca, Xhafa, Sykaj, Hoxha. Në mesfushë: Gocaj, Karapici, Kalari, Turdiu. Ndërsa në sulm do të jenë Shaba dhe Shehaj.

Nga ana tjetër trajneri i skuadres Kukësit, Armando Cungu, pritet të hedhë në fushë formacionin: 4-4-1-1. Në portë:Halili. Në mbrojtje: Peqini, Brahja, Malakarne, Malota. Në mesfushë: Malindi, Musolli, Biskup, Allmuça. Ndërsa në sulm Alikaj do të jetë mbështesi kryesor i sulmuesit serb Popoviç.

Ndeshja do të luhet në Krujë në orën 17.00.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›