Mourinho: Barca më e mira! "Çarten" madrilenët

Jose Mourinho dje dha një deklaratë interesante ku tha se Barcelona është skuadra më e mirë në futboll në 20-30 vitet e fundit. "Ne kemi arritur të ndalim deri diku dominimin e Barcelonës si skuadër e cila mbetet më e mira në botë.
Në fakt Barcelona është më e mira në 20-30 vitet e fundit. Në garat ndërkombëtare Barcelonën e ndala me Interin njëherë ndërsa edhe me Realin bëmë garë të fuqishme" deklaroj dje Mourinho. Mirpo deklarata e tij është quajtur fyese nga tifozët e Realit.
Në forume të Realit në rrjete sociale, Mourinho është fyer nga madrilenët. Ata e konsiderojnë një fyerje deklaratën e tij për skuadrë galaktike.
Shumica e tifozëve madrilen e kanë kritikuar këtë deklaratë duke thënë se vije në momentin më të keq, pikërisht kur Mourinho pritet të largohet nga Reali./indeksonline/