Nishani, gati dekretet për 4 kuqezinj
Presidenti ka gati dokumentacionin për katër futbollistë të tjerë për kombëtaren.
Ilir Berisha, Amir Rrahmani dhe Vullnet Basha pritet që shumë shpejt të marrin firmën e dekretit të Presidentit të Republikës Bujar Nishani në mënyrë që të pajisen me pasaportë shqiptare dhe në këtë mënyrë të jenë në dispozicion të trajnerit. FSHF ka dorëzuar dje në Presidencë edhe dokumentacionin e radhës, përfshirë edhe atë për futbollistin që do të aktivizohet në radhët e skuadrës së Gegës, Valentin Gjoka
FSHF pret tashmë nga presidenti Nishani dekreter për 4 futbollistë të tjerë që ka kërkuar të jenë në dispozicion të kombëtares dhe që duhet të pajisen me pasaportë. Pas një liste aspak të shkurtër të De Biazit, për të afruar të tjerë futbollistë në kombëtaren kuqezi, tashmë është bërë fakt që në tryezën e punës së presidentit kanë kaluar për firmën e marrjes së pasaportës shqiptare emrat e katër futbollistëve që De Biazi mendon se duhet të jenë afër skuadrës së tij, në një kohë që një prej tyre mund të jetë edhe kontingjent për ekipin kombëtar shpresa.
Ilir Berisha, Amir Rrahmani dhe Vullnet Basha pritet që shumë shpejt të marrin firmën e dekretit të Presidentit të Republikës Bujar Nishani në mënyrë që të pajisen me pasaportë shqiptare dhe në këtë mënyrë të jenë në dispozicion të trajnerit. FSHF ka dorëzuar dje në Presidencë edhe dokumentacionin e radhës, përfshirë edhe atë për futbollistin që do të aktivizohet në radhët e skuadrës së Gegës, Valentin Gjoka.
Me marrjen e pasaportës shqiptare pritet që De Biazi të shohë më pas mundësinë për thirrjen e tyre, duke qenë se po afron edhe ndeshja me Norvegjinë. Kjo ka ardhur edhe për vetë faktin që kundër Norvegjisë ka mungesa të rëndëishme, por për të parashikuar edhe ndonjë dëmtim të mundshëm, shtuar këtu edhe faktin që Kukeli nuk është edhe për një kohë tjetër të gjatë.
Edhe pse nuk e shpalli shumë si shu më mediatike, sërish De Biazi me lëvizjet e tij më të fundit dhe pas hulumtimeve me stafin e tij kërkoi sërish afrime në skuadrër, por që këta të fundit kërkonin mbi të gjitha plotësimin e dokumentacionit final.
Në rastin konkret, në skuadrën shqiptare do të jenë dy Berisha dhe dy Basha, dhe vetëm një Rama. Kjo në aspektin metaforik dhe të batutës. Presidenti Nishani pritet që të nënshkruajë dekretin për marrjen e pasaportave, pastaj pritet të vendosë De Biazi. Ilir Berisha, i cili luan te Orebro, pritet të jetë një kartë e fortë e trajnerit për repartin e prapavijës, ku në një rast të tillë pritet të ketë një mundësi më shumë zgjedhjeje.
Nga ana tjetër Amir Abrashi luan në mesfushë, por problemi i tij është se ai deri tani ka luajtur 11 ndeshje me përfaqësuesen U- 21 të Zvicrës dhe nuk ka qenë i pajisur me pasaportë shqiptare. Tashmë edhe për të procedura është për firmë te Nishani dhe kështu që mund të quhet punë e mbaruar edhe për të.