E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skenderbeu fiton 3-2 ndeshjen e dyte kunder Shakhtar Karagandi

Ëndrra me kualifikim e Skënderbeut zgjat vetëm 29 minuta.
Më pas gjithçka shkon kundër skuadrës së Mirel Josës që i thotë lamtumirë aventurës në Champions për të provuar një tjetër në play-off e Ligës së Europës.
Kampionët e Shqipërisë fitojnë 3-2 në “Qemal Stafa” ndeshjen e kthimit kundër Shakhtar Karagandi. Sukses që vlen vetëm për statistika, pasi ndëshkon humbja 3-0 e sfidës së parë.
Nuk ka përmbysje megjithëse korçarët i shkojnë shumë pranë një misioni që dukej që në fillim i pamundur…
Shpresat e Skënderbeut ndizen shpejt.
Në minutën e nëntë është Tomiç që zhbllokon rezultatin me epërsinë e korçarëve.
Nisje më të mirë Mirel Josa dhe të besuari e tij nuk kishin imagjinuar. Gjithçka flet për kampionët shqiptarë.
Duket mbrëmja e tyre.
Minuta e 20-të sjell 11-metërshin e parë për Skënderbeun.
Nuk gabon Shkëmbi që dyfishon shifrat.
Kapiteni korçar përsëritet nëntë minuta më pas me penalltinë e dytë të fituar nga Pejic.
Shënon sërish Shkëmbi. 3-0 për të prekur përmbysjen. Nuk i besojnë sytë as vetë korçarët, por euforia kthehet në bumerang.
Shatë minuta mbyllja e pjesës së parë, Kizhniçenko ngushton shifrat për Shakhtarin dhe zbeh shpresat e Skënderbeut.
Nis në ngjitje pjesa e dytë për skuadrën e Josës, që duhet t’I bëjë llogaritë me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Pejic.
Përmbysja është e vështirë, por bëhet e pamundur në minutën e 67-të, pas golit të dytë të ukrainasve.
Tani nuk mund të flitet për kualfikim, ndërsa objektivi i korçarëve mbetet fitorja morale. Mision i arritur, por vetëm kaq dhe Skënderbeu largohet nga Champions për të vazhduar aventurën europiane në Ligën e Europës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›