E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukesi kerkon historine

Debutoi në këtë sezon, por Kukësi e ka të vështirë të largohet nga Europa.
Pasi siguroi kalimin për në turin e dytë të Ligës së Europës, skuadra e drejtuar nga Armando Cungu nuk ka ndërmend ta mbyllë me kaq.
Kunëdrshtarët e radhës janë boshnjakët e Sarajevës. Sfida është e vështirë, por optimizmi nuk mungon.

Kualifikimi për në turin e tretë në Kupat e Europës është një tabu për skuadrat shqiptare, ndërsa më parë vetëm Flamurtari e ka arritur këtë. Sipas Gjicit, Kukësi do të jetë ekipi tjetër…

Ndeshja e parë kundër Sarajevës do të luhet të nesër në orën 19:30 në stadiumin “Qemal Stafa”. Mungesa e vetme do të jetë Musolli I skualifikuar, ndërsa blerja më e fundit, ganezi Sadik Adams mund të jetë gati vetëm për sfidën e kthimit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›