E Shtunë, 31 Tetor 2026

Percaktohet kalendari per sezonin e ri te Superliges

Sezoni i ri i Superliges nis me fishekzjarre
I hedhur në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit, shorti I hapur ka përcaktuar kalendarin 2013/2014 të kampionatit elitar në futbollin shqiptar.
Përballja e parë e madhe që në javën e parë do të jetë ajo e Shkodrës, ku Vllaznia do të presë Flamurtarin. Sfidë force për dy skuadrat që do të tregojnë objektivat që në nisje. 
Mbrojtja e titullit kampion për Skënderbeun fillon me ndeshjen kundër Besës. Malorja për skuadrën e Mirel Josës bëhet e vështirë menjëherë pas startit.
Në javën e dytë korçarët luajnë në transfertën e vështirë kundër Flamurtarit, në të tretën presin ndjekësit më të afërt të sezonit të shkuar Kukësin, për të vazhduar më pas me kryesfidën e javës së katërt ndaj Tiranës.
Për të parë derbin e parë Partizani-Tirana në kampionat pas katër vitesh, tifozët duhet të presin 5 tetorin. 
Kjo do të jetë edhe ndeshja më e rëndësishme e javës së shtatë të Superligës. 
Ky sezon i kampionatit elitar të futbollit, që nis më 28 gusht dhe përfundon në majin  e ardhshëm vjen me ndryshime.
Do të kthehet sistemi me tre faza. Katër skuadrat e fundit bien direkt, ndërsa nga Kategoria e parë ngjiten vetëm dy skuadra. 
Po ashtu, numri i të huajve në fushë reduktohet në katër, nga pesë që ishte deri në sezonin e fundit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›