E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukesi pa drita

I gjithë rrethi i Kukësit është në errësirë të plotë që nga ora 24.00 e natës së kaluar dhe shkak për këtë black out është bërë djegia e njërës prej kabinave të shpërndarjes së energjisë elektrike në nënstacionin e Rexhepajve.

Sipas informacioneve të marra pranë shtabit të emergjencave civile bëhet e ditur se kabina është djegur mesnatën e kaluar duke lënë pa energji elektrike Kukësin dhe komunat rreth tij. Kabina është shkrumbuar tërësisht, te tre fidrat jane shkaterruar. Riparimi po kryhet edhe me ndihmen e nje grupi ekspertesh nga Tirana.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›