E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kule: Integrimi, i rëndësishëm për zhvillimin e vendit

“Integrimi Europian është synimi ynë”. Rektori i Universitetit të Tiranës Dhori Kule, në konferencën e përbashkët me kryeministrin hungarez Viktor Orban, i cili është edhe shteti që mban presidencën e radhës së BE-së u shpreh për rektoratin, se integrimi shihet si një çështje mjaft e rëndësishme për zhvillimin e vendit.
 

“Shqipëria gjithmonë ka ëndërruar Europën dhe kjo ka bërë që integrimi Europian të jetë synimi ynë. Kryeministri hungarez ka qenë këtu edhe 8 vite më parë dhe jam i sigurt që ka parë ndryshimet e mëdha që kanë ndodhur në vendin tonë. Ne kemi bërë përparime në këto vite tranzicioni dhe po përpiqemi që të ecim sa më shpejt që të integrohemi në familjen Europiane. Rektorati është një pjesë mjaft me rëndësi në këtë proces dhe do të mundohet që të plotësojë ato kërkesa që janë në përgjegjësinë e këtij institucioni”.
 

Ndërkohë që kryeministri hungarez përsëriti edhe njëherë se Shqipëria e meriton të jetë në BE, pasi është një vend që do të sillte gjëra pozitive për Bashkimin Europian.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›