Tuna ndahet nga burri, është biseksuale
Altuna Sejdiu – Tuna raportohet se përfundimisht është ndarë nga bashkëshorti i saj, Rilind Reka.
Siç përcjell portali Lajmeshqip.com, këngëtarja shkupjane dhe Rilindi, djali i ish-ambasadorit të Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe profesorit që ligjëron në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, Blerim Reka, tashmë kanë ecur rrugëve të ndara.
Dhe arsyet e kësaj ndarje thuhet se janë të tilla sa pakkush mund ti parashikonte këngëtarja ka joshje për femrat. Tuna edhe pas martesës e kishte të vështirë tu rezistojë shikimeve dhe provokimeve të vazhdueshme me persona të të njëjtit seks.
Madje Tuna nuk ka ngurruar të japë edhe shenja të qarta për biseksualitetin e saj, duke realizuar edhe fotografi si ajo që shihni lart.
Edhe pse asnjëra prej palëve nuk ka komentuar për këto spekulime, sipas burimeve të sigurta të portalit Lajmeshqip.com, dyshja tashmë jetojnë ndaras Tuna në Shkup dhe Rilindi në Prishtinë.