Ryanair ironizon Berluskonin për publicitet
Kryeministri italian, Silvio Berluskoni, ka përfunduar sërish në sajtin e kompanisë së udhëtimeve loë cost irlandeze, Ryanair. Në dallim nga viti 2009, kur Ryanair përdori një foto të Berluskonit të rrethuar nga pesë femra, këta radhë ka përdorur një foto të tij në Parlament. Në foto shihet Berluskoni që ka mbështetur dorën në ballë dhe siper tij shkruhet: Vetëm një gjë do më nxirrte këtej në këto momente- një udhëtim me Ryanair për 12 euro. Kompania irlandeze ja ka arritur qëllimit të vet, që të tërheqë vëmëndje me këtë reklamë.