Kule: Reforma financiare, rrezikon pagat
Reforma financiare është një prej problemeve më të prekshme për sistemin tonë arsimor pasi stafi pedagogjik rrezikon të mbetet pa paga. Rektori i Universitetit të Tiranës deklaroi se reforma kaq të rëndësishme duhet që të diskutohen më parë me botën akademike dhe më pas të merret vendim.
Ndërkohë rektori Kuli ngriti edhe problemin e kuotave të mbetura bosh për të cilat i kërkoi ministrisë që të shpërndahen për studentët. Një tjetër problem që u prek prej rektorit ishte edhe trasferimi studentëve sipas kartës së Bolonjës gjë që nuk po realizohet prej ministrisë.