E Diel, 1 Nëntor 2026

Popovski sot vizitë zyrtare në Kosovë

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Nikolla Popovski sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Prishtinë.

Vizita njëditore realizohet me ftesë të bërë nga ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, informon agjencia e lajmeve INA.

Popovski gjatë vizitës do të zhvillojë takime edhe me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, kryeministrin Hashim Thaçi, kryeparlamentarin Jakup Krasniqi si dhe takime me përfaqësuesit e komunitetit goran në Kosovë.

Në axhendën e ministrit të jashtëm Popovski nuk është parashikuar firmosja e ndonjë marrëveshje dypalëshe, përveç shkëmbimit të mendimeve dhe propozimeve për mundësitë e thellimit dhe përparimit të marrëdhënieve midis dy vendeve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›