Presidenti i BE dhe Tadiç mungojnë në samitin e Ballkanit Perëndimor
ai i Shqipërisë, Sali Berisha, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri i Malit të Zi Millo Gjukanoviq, i Maqedonisë Nikolla Gruevski dhe përfaqësuesi nga Bosnje-Hercegovina, Nikolla Shpiriq. Nga Kosova në këtë takim mori pjesë edhe shefi i UNMIKU, Lamberto Zanieri. Brukseli u përfaqësua vetëm nga Komisioneri për zgjerimin, Stefan Fule, ndonëse në fillim ishte paralajmëruar edhe pjesëmarrja e presidentit të Këshillit të BE, Hermann Van Rampey dhe ministrit të jashtëm të Spanjës, Moratinos. Burimet diplomatike nga BE kanë bërë me dije se Van Rompuy vetëm në parim kishte konfirmuar pjesëmarrjen në takim, por ai mendonte të merrte pjesë vetëm nëse sigurohej sukses i plotë, pra nëse të gjithë të ftuarit do të merrnin pjesë. Gjithsesi shpjegime zyrtare për mungesën e tyre nuk pati, por u tha se një nga shkaqet ishte bojkotimi i takimit prej presidentit të Serbisë, Boris Tadiç. Me gjithë mospjesëmarrjen e tij në takim, presidenti i BE, Van Rompuy ka lëshuar një deklaratë me të cilën e përshëndet këtë takim. Unë mirëpres të gjitha nismat për bashkëpunim në rajonin e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe takimin që zhvillohet në Bërdo, Slloveni. Ky bashkëpunim ka rëndësi të lartë për tërë Evropën prandaj, në këtë kontekst, planifikoj të vizitoj rajonin sa më shpejt që të jetë e mundur, thuhet në deklaratën e Van Rompuyit.