Dita Botërore e Frankofonisë, "Mirënjohja e Qytetit të Tiranës" për Aleancën Franceze
Bashkia e Tiranës ka organizuar një pritje zyrtare në kuadër të ditës botërore të frankofonisë. Gjatë kësaj ceremonie kryebashkiaku Edi Rama i ka dhuruar qendrës së Aleancës Franceze në Tiranë certifikaten "Mirënjohje e Qytetit të Tiranës", duke vlerësuar rolin e saj si institucion arsimor dhe promovues i kulturës frankofone, por edhe mbrojtës i vlerave tradicionale të Tiranës.
Kreu i bashkise së Tiranës ka inkurajuar punën e kësaj shoqate, pasi ai prej dhjetë vjetësh është edhe anëtar i Shoqatës Botërore të Kryeqyteteve Frankofone.